AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 22:45

“Je shkarkuar dhe trajtohesh si…”, Nishani zbulon mesazhin që iu dërgua Bashës

“Je shkarkuar dhe trajtohesh si…”, Nishani zbulon mesazhin

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Bujar Nishani ka zbuluar mesazhin që përmbante letra që i është dërguar sot kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në “Opinion”, Nishani tha se Bashën e ka shkarkuar mbi 70% e anëtarësisë e sot gjithçka i është njoftuar zyrtarisht me një letër. Sipas Nishanit, në letër shkruhet se Basha tashmë do të trajtohet si një deputet i thjeshtë.

“PD ka hyrë në një proces rindërtimi, ringritje të saj. Është një proces që nuk lindi nga lart poshtë, por nga poshtë lartë.

Është hera e parë që implementimet demokracia e drejtpërdrejtë me referendum. Sot mbi 70% e anëtarësisë kanë vendosur për shkarkimin e Bashës. 

Dhe njoftimi i sotëm që i është bërë zotit Basha, i ka shkuar shkresa dhe me pika të shkurtra dhe shumë të qarta: Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit. Si deputet i Partisë Demokratike do të trajtohet si deputetët e tjerë të PD,”- tha Nishani.