AKTUALITET, 22 Dhjetor 2021, 09:17

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër? Policia: E pavërtetë, konflikt mes çiftit

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër? Policia: E

Policia e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Apelit. 

Ajo që u raportua si të shtëna me armë zjarri ishte një alarm i rremë sipas policisë, pasi telefonat e bërë në polici nuk rezultoi e vërtetë.

Sipas bluve të Shkodrës, pranë gjykatës ka patur vetëm një konflikt fizik dhe verbal mes dy bashkëshortëve, të cilët janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Ne Shkodër, ne sallën operative te DVP Shkodër ka ardhur një telefonate për te shtëna me arme zjarri  ne afërsi te Prokurorisë.

Shërbimet e Policisë kane shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nga krehja e zonës nga shërbimet e Policisë  deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e as te lenduar e viktima. 

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës, për te zbardhur telefonatën, që rezulton deri tani e pavërtete, pasi ka pasur vetëm një konflikt fizik e verbal midis dy bashkëshorteve qe po shoqërohen ne Komisariat per sqarime e mëtejshme.