TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijojnë kërkimet në fshatin Shturngaj të Mirditës në ditën e tretë për gjetjen e 10- vjeçarit i cili ra në lumin Fan, Sevasian Laskës.
Kërkimet kanë rinisur sot që në orët e para të mëngjesit, por ende nuk ka asnjë rezultat. Reshjet e shiu po e vështirësojnë edhe më shumë gjetjen e të miturit.
Fëmija ndiqte shkollën "Ndrec Ndue Gjoka" në Fan të Mirditës dhe atje, gjendja shpirtërore e shokëve dhe mësuesve paraqitet e rëndë.
Dom Gjergj Meta, Ipeshkëvi i Rrëshenit, ka bërë një thirrje: "Ju kërkoj të luteni për gjetjen e Sevasianit të vogël që ka rënë në lumin Fan duke luajtur me shokët.
Shumë forca janë angazhuar përgjatë lumit Fan si policia lokale, bashkiake, Renea dhe vetë banorët e Fanit. Lutja dhe afërsia jonë janë një ngushëllim për familjarët e të voglit."

