AKTUALITET, 7 Prill 2022, 08:45

Sherr në një lokal nate në Tiranë, kërcet arma. Plagoset 39-vjeçari

Sherr në një lokal nate në Tiranë, kërcet arma.

Policia e Tiranës bën me dije se një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Personi që ka mbetur i plagosur nga sherri është 39-vjeçari Shpëtim Metoli.

Konflikti ka ndodhur para një lokali jo brenda tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.