TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 27-vjeçar me incialet D. L., 27 vjeç., është zhdukur pa gjurmë dhe prej dy ditësh nuk ka pasur kontakt me familjen e tij.
Mësohet se nëna e 27-vjeçarit është paraqitur në komisariat dhe ka bërë një denoncim për zhdukjen e të birit. 57-vjeçarja ka rrëfyer para bluve se i biri nuk shkon prej dy ditësh në shtëpi dhe se nuk e ka aspak idenë se ç’mund t’i ketë ndodhur.
Hetimet kanë nisur dhe për momentin po shqyrtohen telefonatat dhe mesazhet që ka shkëmbyer së fundmi i riu.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.12.2021, shtetasja Sh. L., 57 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 24.12.2021 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, shtetasi D. L., 27 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.