AKTUALITET, 25 Dhjetor 2021, 20:00

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina del nga rruga, humbin jetën shoferi dhe pasagjerja

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina del nga rruga, humbin

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në rrugën e Tales, në Lezhë.

Sipas policisë, një 24-vjeçar me iniciale K.M. i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë i riu dhe pasagjerja me iniciale A.A. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.