TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I riu që shihni në foto është Kristian Magjuni, 24-vjeçari që drejtonte automjetin tip 'Peugeot' i cili u përfshi në aksidentin tragjik, në rrugën e Tales në Lezhë.
Ai po dërgonte në shtëpi 16-vjeçaren Atjola Ademi, e cila ishte e fejuara e vëllait të tij.
Magjuni ishte banues në Tale dhe tëdy po shkonin në drejtim të Lezhës.
Automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me murin rrethues të një banese private.
Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

