AKTUALITET, 25 Dhjetor 2021, 19:06

Drogë me furgon në Itali, arrestohet 37-vjeçari shqiptar. Si u zbulua nga policia

Drogë me furgon në Itali, arrestohet 37-vjeçari shqiptar. Si u

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Fasano të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Gjatë kontrollit, efektivët ndaluan shqiptarin në rrugë, i cili po udhëtonte me një furgon të regjistruar në emër të një kompanie shqiptare.

Brenda automjetit policia gjeti 3 kg heroinë të fshehur brenda një frigoriferi e ndarë në gjashtë pako.

Policia i vuri prangat shqiptarit, ndërkohë që droga dhe furgoni u sekuestruan.

Drogë me furgon në Itali, arrestohet 37-vjeçari shqiptar. Si u