AKTUALITET, 26 Dhjetor 2021, 11:37

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti i

Ka ndërruar sot jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias. Papulias shërbeu në dy mandate si president, nga 2005 deri në 2015.

Ai ka qenë një anëtar i vjetër i PASOK-ut me një karrierë të gjatë politike, kryesisht në detyra në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes. Ai ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të tij të Janinës për 26 vjet.

“Pjesëmarrja në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht,” tha presidentja aktuale Katerina Sakellaropoulou për paraardhësin e saj.

Kryetarja e shtetit shtoi se “Papulias shërbeu si President i Republikës së Greqisë për dy mandate radhazi dhe nderoi me sjelljen dhe moralin e tij institucionin më të lartë shtetëror, duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar.”