AKTUALITET, 7 Nëntor 2021, 09:42

Zhduken pa lënë gjurmë dy persona në Fier dhe Lushnje, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

Zhduken pa lënë gjurmë dy persona në Fier dhe Lushnje,

Dy persona në Fier dhe Lushnje janë zhdukur një ditë më parë, duke humbur kontaktet me familjarët.

Policia bën me dije se një 29-vjeçar në Fier është larguar nga banesa dhe nëna e tij ka bërë kallëzim në polici një ditë më parë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa”, njofton policia.

Ndërkohë në Lushnje një 57-vjeçar i cili vuan nga sëmundja e depresionit është denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa”, bën me dije policia.