AKTUALITET, 28 Maj 2022, 18:25

Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi më i votuari, kush kryeson te gratë

Zgjidhet Kryesia e re e PD.  Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në selinë e PD për zgjedhjen e Kryesisë së re, ku nga 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kanë marrë pjesë në votim 227 prej tyre. 

Këshilli Kombëtar votoi për zgjedhjen e 20 anëtarëve të Kryesisë. 14 do të jenë burra dhe 6 gra.

Belind Këlliçi rezulton më i votuari me 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota. 

Nga gratë, më e votuara është Fatbardha Kadiu me 141 vota, e ndjekur nga Ina Zhupa me 126 vota dhe Jozefina Topalli 118 vota. 

Zgjidhet Kryesia e re e PD. 

14 burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

1.Belind Këlliçi 192
2. Flamur Noka 166
3. Oerd Bylykbashi 148
4. Ervin Minarolli 137
5. Luçiano Boçi 128
6. Agron Shehaj 123 
7. Luan Baçi 121
8. Grigels Muçollari 116
9. Gent Strazimiri 100
10. Enno Bozdo 96
11. Keltis Kruja 91
12. Arben Ristani 90
13. Aldo Bumçi 89
14. Florion Mima 88

Gjashtë gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

1.Fatbardha Kadiu 148

2.Ina Zhupa 126
3.Jozefina Topalli 118

4.Edit Harxhi 85

5.Mimoza Hajdarmataj 78

6.Eleina Qirici 75

Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së PD-së, Belind