AKTUALITET, 28 Maj 2022, 17:08

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Vjosa Osmani: Përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit!

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Vjosa Osmani: Përkrahu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta ty ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në reagimin e saj në Facebook, Osmani ka theksuar se Nishani përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit.

Presidentja e Kosovës ka shtuar se Nishani ia kushtoi një jetë të tërë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe se ka qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit.

Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve!

Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani.