AKTUALITET, 28 Maj 2022, 17:45

E rëndë në Fushë Arrëz/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

E rëndë në Fushë Arrëz/ Bien në kontakt me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë Arrëz. 

Nëna bashkë me dy vajza kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu edhe nëna ka shkuar për t’u ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Kanë humbur jetën nëna P.Kola, 43-vjeçe dhe dy vajzat, S.Kola 19-vjeçe dhe V.Kola 16-vjeçe.

Njoftimi i policisë: 

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes