AKTUALITET, 28 Maj 2022, 16:24

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani/ Kryemadhi: Kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani/ Kryemadhi: Kontributi i tij për

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të  ish-Presidentit Bujar Nishani.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore.

Mesazhi i Kryemadhit

Ngushëllime familjes Nishani!

Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij.

Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore.

Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!