AKTUALITET, 28 Maj 2022, 16:00

“PD ka humbur një politikan të përkushtuar”- Lulzim Basha: Kontributin e Bujar Nishanit do ta kujtoj me respekt

“PD ka humbur një politikan të përkushtuar”- Lulzim

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se sot PD ka humbur një politikan të përkushtuar.

Ai thotë se kontributin që ka dhënë për PD dhe Shqipërinë do ta kujtojë me respekt.

Mesazhi i Bashës

Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!