AKTUALITET, 28 Maj 2022, 17:01

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Bamir Topi: Lajm i trishtë! Ruaj konsiderata të veçanta të një njeriu të përkushtuar

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Bamir Topi: Lajm i trishtë! Ruaj

Ish-Presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Lajm i trishtë, shprehet Topi, ndërsa shton se ruan një konsideratë të veçantë pas një bashkëpunimi, gati 30-vjeçar.

Mesazhi i Topit

Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani.

Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerezor e profesionalizëm.

Me këtë rast të dhimbshëm. I dergoj familjes. Bashkëshortes  e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe.

Me respekt Bamir Topi