AKTUALITET, 10 Prill 2023, 23:07

Lajla Përnaska kundër Këlliçit për autobusin falas: Nuk ka asgjë falas në kapitalizëm, transporti çështje komplekse

Lajla Përnaska kundër Këlliçit për autobusin falas:

Lajla Përnaska, kandidate e PDIU për Bashkinë e Tiranës, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli ndër të tjera edhe për premtimin e njërit prej kundërshtarëve të saj në garë, Belind Këlliçit, për transport publik falas. 

Përnaska tha se nuk beson që në kapitalizëm të ketë shërbime falas, ndërkohë që çështjen e transportit publik e quajti "komplekse". 

"Në konceptin tim të ekonomisë së tregut, i besoj faktit që në kapitalizëm asgjë nuk është falas.

Më kujtohet premtimi i ramës, për shëndetësi falas. Edhe ai shërbim merr nga taksa, nuk ka asgjë falas.

Uroj që Jëllici të ketë bërë studim të mirëfilltë. Kam folur me specialistë dhe cështja e transportit është shumë komplekse.

Në bazë të kësaj, studimit dhe planifikimit, se sim und të realizohet transporti publik, atëherë del në konkluzione konkrete dhe realiste", deklaroi Përnaska. 

Lajla Përnaska kundër Këlliçit për autobusin falas:

Lajla Përnaska kundër Këlliçit për autobusin falas:

Lajla Përnaska kundër Këlliçit për autobusin falas: