TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lajla Përnaska, kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka shpalosur platformën e saj dhe tregoi disa nga prioritetet në rast se zgjidhet kryebashkiake e kryeqytetit.
"Do të veçoja si prioritet, atë që e kemi quajtur “Tirana shtëpia jonë”. Kemi perceptuar një ndryshim total të konceptit se si e trajtojmë deri më sot qytetin.
Siç e duam shtëpinë, sa më bukur, të pastër, do të kërkoj ndërgjegjësim të qytetarëve të ndryshojmë edhe konceptim tonë për qytetin. Unë nuk premtoj gjëra të mëdha dhe mrekullira të mëdha. Unë premtoj punë të vogla, të përditshme për të ndryshuar dhe për të bërë evolimin e konceptit. Të bëjmë punë të vogla me dashuri të madhe, në bazë të thënies së Nënë Terezës. Kjo do të jetë parimi kryesor mbi të cilin do të ndërtohet puna.
Një pikë tjetër e rëndësishme është që Tirana t’ju kthehet qytetarëve, duke filluar nga referendumet. Çfarë bëri për Teatrin ai (Veliaj)? Mjafton të bëhej një referendum. Edhe në bashkëqeverisje dhe ofrimin e shërbimeve.
Dhe Bashkia, shërbimi të shkojë të qytetari, jo të torturojë qytetarin.
E treta, transparenca 24/7 për 365 ditë, për çdo qindarkë që investohet në Tiranë. Qytetari ka të drejtë të ketë çdo informacion për çdo qindarkë që shpenzohet", tha ndër të tjera Përnaska.