TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Bërxullës kanë dalë sot në protestë para zyrave të Kadastrës, duke kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Në një komunikim për mediat, ata thanë se projekti i rrugës është bërë në studiot italiane me “google” dhe nuk është marra parasysh asgjë.
Sipas tyre, nga institucionet shtetërore, siç është kryeministria apo ministria e Infrastrukturës nuk kanë marrë asnjë përgjigje, pasi siç thanë ata “ngrenë supet si do të jetë kjo rrugë”.
Projekti-thanë ata-është shumë i keq, pasi nuk i jep asnjë akses banorëve të fshatit Bërxullë.
“Kaq të vështirë e kanë këta zotërinj që të dalin para kamerave dhe të qetësojnë banorët. Këta zotërinj nuk japin dot një përgjigje për pronat dhe për banesat si do procedohet. Del një projekt rruge që nuk ishte dhënë asnjë informacion për këtë projekt madhor siç e quajnë këta.
Vetëm banorëve të Bërxullit nuk mund ti shërbejë kjo rrugë. Kjo është shkatërrim sepse shkatërrohen 22 banesa dhe shumë hektarë tokë.
Për këto banesa janë dokumentet në zyra dhe nuk certifikohen. Ndërkohë që ligji është i përcaktuar mirë që thotë se të gjithë ndërtimet informale duhet të certifikohen.
Edhe sot që jemi këtu ne nuk kemi projektin e rrugëve. Kjo rrugë është shume e vështirë të zhvillohet sepse është gjetur projekti më i keq, sepse nuk i jep akses as për mbikalime dhe as nënkalime.
Institucionet nuk janë në gjendje të japin një përgjigje për projektin e kësaj rrugë. Këtu po bëhet një masakër. Unë kam gjithë këto muaj që i kërkoj të na japin sqarim për këtë projekt.
Projekti është bërë në studiot e Italisë me google pa e njohur fare terrenin dhe pa u marrë parasysh asgjë.
Edhe pronat që priten nga zhvillimi i këtij segmenti nuk janë të askesueshëm.
Ne i drejtohemi institucioneve të shtetit, me kryeministri, ministri infrastrukture dhe të gjithë ngrenë supet si do të jetë kjo rrugë.
Hapi jonë i radhës, protestat nuk do të ndalojnë deri në zgjidhjen e problemit tonë. Të gjithë këta banorë janë ne mes të katër rrugëve”. tha një prej banoreve.