TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi paralajmëron drejtuesit aktualë se për të gjitha shkeljet do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Boçi u shpreh se pas 15 majit do të skanohen të gjitha shkeljet e bëra nga administrata dhe do të referohen në Prokurori.
“Të gjitha shkeljet e konstatuara të bëra nga bashkia Elbasan do të dërgohen në Prokurori. Zakonisht, një drejtues i ri kur hyn nuk mund të futet në një territor të minuar, bëhet një analizë, një skaner i plotë i të gjitha veprimeve antiligjore që ka kryer institucioni, referohen në organet ligjzbatuese. Kjo është gjë që duhet bërë dhe normal që do të realizohet”, u shpreh Boçi në një intervistë për Syri TV.