AKTUALITET, 16 Maj 2022, 16:01

Gara për kreun e ri të PD/ Berisha takim me simpatizantët në Kukës, Elezi në Berat dhe Lushnjë

Gara për kreun e ri të PD/ Berisha takim me simpatizantët në

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy rivalët në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, vijojnë turin e takimeve me elektoratin.

Këtë të hënë, ish-kryeministri do të jetë në orën 17.30 në takimin me qytetarët në Kukës.

Ndërkohë kandidati tjetër, Ibsen Elezi sot do të zhvillojë takime me me anëtarë dhe simpatizantë të PD në degët e qarkut Berat si dhe në Lushnjë, Divjakë.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD do të mbahen më 22 maj 2022.