AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 21:45

Bylykbashi: Basha figuron kryetar i PD-së sipas regjistrit të gjykatës edhe pse është dorëhequr! Rama po mban peng pluralizmin

Bylykbashi: Basha figuron kryetar i PD-së sipas regjistrit të

Nënkrytari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka zbuluar se zytarisht në regjistrin e partive politike në gjykatën e Tiranës, kryetar i PD rezulton Lulzim Basha edhe pse ky i fundit është dorëhequr. Pra, kryetar nuk figuron as Berisha dhe as Enkelejd Alibeaj. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bylykbashi tha se vendimi i gjykatës që njeh shkarkimin e Bashës dhe të gjithë vendimet në Kuvendin e Rithemelimit, nuk vendoset në regjistër, sepse sipas tij po mbahet peng nga Edi Rama dhe se administrata e gjykatës i shërben qeverisë. 

Pjesë nga biseda: 

Oerd Bylykbashi: Po të dëgjoni, shumë vetë thonë nuk ka vendim gjykate. Por, ka vendim gjykate. Në prill gjykata vendosi, njohim mbledhjen e Kuvendit të PD, organit më të lartë, ka ndryshuar statuti i partisë, ndryshoi logon dhe vulën e partisë, njohu shkarkimin e kryetarit të partisë dhe e fundit, ka pranuar ngritjen e një organit kolegjial drejtues, siç ishte Komisioni i Rithemelimit. Ne kemi bërë zgjedhje, është zgjedhur Berisha kryetar. Në këtë moment ka vendim gjykate. 

Enton Abilekaj: Keni çuar deri në 11 dhjetor. Po 30 prillin e keni çuar në gjykatë?

Oerd Bylykbashi: Nuk regjistrohet dot Berisha, sepse duhet të regjistrohet në regjistër vendimi i gjykatës. Administrata e gjykatës, që kontrollohet nga Ministri i Drejtësisë e mban peng. Basha u zgjodh në 2021, u çua nga PD kërkesa për regjistrim në korrik, gjeti të regjistruar ankimin e Edith Harxhi. Gjykata njohu menjëherë zgjedhjen e Bashës, pa marrë  parasysh ankimin. Kurse vendimin që njohu shkarkimin e Lulzim Bashës, e mbajnë pezull. Pse? Sepse jep porosi qeveria. Kjo është pengmarrje e pluralizmit.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodh nëse gjykata njeh Alibeajn?

Oerd Bylykbashi: Po të shkojmë sot, Basha rezulton kryetar i PD, sepse bëhet verifkimi nga regjistri.

Arjan Çani: Pra hipotekën e ka Basha. Ka dhënë dorëheqjen por qenka zyrtarisht kryetar.

Oerd Bylykbashi: Në regjistër nuk është as Berisha dhe as Alibeaj. Është Lulzim Basha. Edhe pse Basha ka dhënë dorëheqjen, ky fakt nuk është.

Ylli Rakipi: Nëse PD çon kandidatë në KQZ, çdo të bëni?

Oerd Bylykbashi: Në 6 mars nuk kishte vendim gjykate. Tani ka një vendim gjykate.

Arjan Çani: Epo në regjistër është Basha kryetar.

Oerd Bylykbashi: Ju kujtohet kur Patozi regjistroi Bindjen Demokratike? E regjistroi pasi kishte kaluar afati dhe KQZ e pranoi. Pa kaluar 15 ditë thotë ligji, ai vendim gjykate nuk hyn në fuqi, ama KQZ e regjistroi. Precedenti i KQZ është i tillë.

Nertian Sejamini: Nuk ecën me KQZ-në me precedent, sepse ne nuk jemi në Britani këtu me precedent.