TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini thotë se opozita duhet të nxjerrë si kandidat për Bashkinë e Tiranës, një personazh jo politik dhe të jetë krejt e kundërta e Erion Veliajt.
I ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se ky kandidat mund të ishte edhe Ilir Alimehmeti, i cili është përfolur kohët e fundit si një kandidat potencial, por ai vetë nuk ka e pohuar.
"Gara për Tiranën është thelbësore për zgjedhjet e 2023.
Është gara më e rëndësishme që ka PD. I vetmi kandidat që mund të fitojë kundër Veliajt, është një kandidat që është e kundërta, në aspektin e qytetarisë, sinqeritetit, urtësisë. Nuk mendoj se kandidati duhet të jetë politik.
Duhet e kundërta totale e Erion Veliaj. Në këtë kuptimi, nuk e di çfarë lloj karizme ka Ilir Alimehmeti dhe kurajo, por mund të ishte kandidati ndryshe", deklaroi Sejamini.