TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arjan Çani thotë se mjeku Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat "brilant" për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çani deklaroi se Alimehmeti është kandidat i duhur për Bashkinë. Ndërsa Enton Abilekaj tha se mediat pranë qeverisë u trembën nga mundësia e kandidimin e tij.
Arjan Çani: Alimehmeti nëse ka mbështetjen totale të Berishës dhe Metës, është super super kandidat. Nga imazhi dhe perceptimi është brilant. Nëse konfirmoht, i shkreti cfarë do heqi se do fillojnë mediat do ti gjejne tmerre, i sajojnë gjëra. Por, si ide, po të isha unë në vend të doktorit, e vija direkt.
Enton Abilekaj: Mediat e qeverisë e panë me panik pjesëmarrjen e tij në protestën e pedagogëve. Ai nuk ka konfirmuar gjë. Por, mediat e qeverisë të trembura e nxorrën si kandidat.