TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Alimehmeti është lakuar si kandidat i mundshëm i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Alimehmeti do të ishte një kandidat shumë i mirë dhe se e mund Veliajn, pasi është krejt e kundërta e modelit të tij, por tha se partia e Ilir Metës po heziton për kandidaturën e tij.
Enton Abilekaj: Kam një informacion që ftoj Partinë e Lirisë ta përgënjeshtrojë. Është diskutuar Alimehmeti, por ata hezitojnë sepse duan kandidat shumë politik. Ata po hezitojnë. Ndoshta duan Belind Këlliçin, po them një emër... Nëse është kështu, anëtarësia e PL do të votojë kandidatin shumë politik.
Kandidatët partiakë, njerëzit nuk duan ti shohin më me sy. Pastaj Tirana e qeverisur nga një kryetar që ka shkatërruar çdo sens social të këtij qyteti dhe e ka rrënuar totalisht. Rinia pi hashash, nuk kanë ku dalin. Alimehmeti ka një histori politike familjare. Babai i tij ka kandiduar në Durrës dhe i kanë vjedhur votat. Ai ka studiuar jashtë. Ka shërbyer si mjek.
Kemi personazh totalisht të kundërt të gjithë klasës politike. Personazh që vjen nga jashtë dhe është angazhuar këtu, ka patur angazhim publik shumë pozitiv, në shërbim të qytetarëve. Për mua, ky është e kundërta e Veliajt.
Ylli Rakipi: Erion Velisë mund ti dalë përpara vetëm një njeri krejt tjetër dhe unë këtë djalin, Alimehmeti e shoh si njeri me vlera.
Neritan Sejamini: Gara për Tiranën është thelbësore për zgjedhjet e 2023. Është gara më e rëndësishme që ka PD. I vetmi kandidat që mund të fitojë kundër Veliajt, është një kandidat që është e kundërta, në aspektin e qytetarisë, sinqeritetit urtësisë. Nuk mendoj se kandidati duhet të jetë politik. Duhet e kundërta totale e Erion Veliaj. Në këtë kuptimi, nuk e di çfarë lloj karizme ka Alimehmeti dhe kurajo, por mund të ishte.