AKTUALITET, 9 Maj 2025, 16:06

Zgjedhjet/ Grigels Muçollari tregon ambicien e PD: Synojmë 71 mandate

Zgjedhjet/ Grigels Muçollari tregon ambicien e PD: Synojmë 71

Grigels Mucollari, kandidat për deputet i PD ka folur për fushatën zgjedhore. Ai ka theksuar se fushata ishte shumë e mirë dhe gjatë takimeve përmbyllëse të fushatës ka takuar shumë njerëz të cilët e duan ndryshimin dhe e kanë pritur shumë mirë programin e PD.

“Kam takuar shumë njerëz gjatë fushatës. Me njerëzit kam komunikuar për hallet e tyre dhe kam ndjerë dhe emocionet e tyre. Kam parë njerëz që kanë dashur të ndjekim programin e PD. Njerëzit janë duke pritur ndryshimin. Unë mbuloj njësinë nr 7 pasi aty mungojnë shumë shkolla.” tha ai.

Mucollari theksoi se Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit synon fitoren duke siguruar 71 mandate.  Kandidati i PD shtoi më tej se synimi tjetër i Aleancës për Shqipërinë Madhështore është kthimi i Shqipërisë madhështore.

“Kam takuar shumë njerëz gjatë fushatës. Me njerëzit kam komunikuar për hallet e tyre dhe kam ndjerë dhe emocionet e tyre. Kam parë njerëz që kanë dashur të ndjekim programin e PD. Njerëzit janë duke pritur ndryshimin. Unë mbuloj njësinë nr 7 pasi aty mungojnë shumë shkolla. Tirana është bërë e pajetueshme për qytetarët. Në 80 mijë banorë a ka asnjë shkollë.

Synimi jonë është fitorja e zgjedhjeve në 11 maj dhe të sigurojmë 71 mandate.

Ne kemi një program shumë të mirë të cilat mund të dimensionojë një jetë shumë të mirë qytetarët. Synimi kryesor i PD është elektorati gri. Pas 11 majit do ta kthejmë Shqipërinë madhështore.” përfundoi Muçollari.