TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike publikoi një video kur Sali Berisha përplasej me Ilir Metën në Kuvend, ndërsa denoncon se sot “pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin”.
PD shkruan në Facebook se Berisha e Meta “sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament”.
“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.