AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 16:28

Meta zbardh padinë e ngritur ndaj Kuvendit: Ju ftoj të njiheni me kallëzimin penal për manipulimin e provave në Kushtetuese

Meta zbardh padinë e ngritur ndaj Kuvendit: Ju ftoj të njiheni me
Foto ilustrim: Pamje nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur kallëzimin e bërë në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës ndaj Kuvendit, për manipulimin e provave të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij.

“Në kuadër të transparencës përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, ju ftoj të njiheni me Kallëzimin Penal të depozituar sot, për skandalin e rëndë të Kuvendit, manipulimin e provave para Gjykatës Kushtetuese”, shkruan meta në facebook.

Për të lexuar kallëzimin e plotë (kliko këtu)