AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 18:42

Yuri Kim takon Agron Gjekmarkajn: Urime për detyrën e re, presim bashkëpunim të fortë

Yuri Kim takon Agron Gjekmarkajn: Urime për detyrën e re, presim

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me Agron Gjekmarkaj, në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.

Kim shprehet se i uron atij më të mirat për postin e ri drejtues duke theksuar se presin bashkëpunim të fortë në vazhdim.

“E lumtur të takohem sot me deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj. Ne urojmë atij gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit dhe presim të fuqizojmë bashkëpunimin midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.