TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar inspektimet e deputetëve të Komisionit Hetimor të inceneratorëve në impiantet e djegies së plehrave në Fier dhe Elbasan.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi i cilëson ekskursione inspektimet e deputetëve të cilat sipas saj nuk ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës.
Sipas saj, dokumentet që ka ka bërë publike LSI-ja dhe që i ka dërguar në SPAK, nuk gjenden në muret e kapanoneve të inceneratorëve, por në letrat e procedurave që ndiqen.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Të dashur qytetarë. Video eskursionet e deputetëve në vend ndërtimet e inceneratorëve, që zbarkojnë në mënyrë pompoze, si të jenë oficerë policie në vendin e krimit, janë tërësisht të panevojshme për zbardhjen e të vërtetës.
Ky grup i strukturuar kriminal me zyrtarë shtetëror, i përfshirë tek afera e inceneratorëve, e ka konsumuar veprën penale nga komoditeti i karrigeve të tyre në zyrat e shtetit!
Faktet, që LSI ka bërë publike prej kohësh, nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave.
Faktet, LSI i ka dorëzuar të plota në SPAK dhe mbetemi besimplotë se, sado të vonohet në kohë, asnjë prokuror dhe gjyqtar me integritet, nuk do mundet t’i anashkalojë shkeljet ligjore trashanike që zyrtarët dhe miqtë e tyre kanë kryer.

Po risjell edhe njëherë në kujtesën tuaj, e mbi të gjitha të drejtësisë, se e njejta sekuestro preventive që është zbatuar nga SPAK për rastin e Elbasanit, duhet të zbatohet pa humbur kohë edhe për 2 të tjerët.
Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës duhet të ishin prej kohësh të bllokuar, ashtu siç duhet të ishin bllokuar edhe pagesat e qeverisë për to!
Shikoni dhe njëherë se si, të njejtat kompani fiktive që zyrtarët i kanë përdorur në rastin e Elbasanit për të marrë përfitime të parregullta monetare, janë përdorur edhe në inceneratorin e Tiranës dhe Fierit. Koha për veprim!