TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratave të deputetit Gazment Bardhi i cili akuzoi kandidatin e koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' në Lushnje se ka mbështetur ardhjen e Edi Ramës në pushtet.
Në një postim në Facebook, Braimllari shkruan se të gjithë kandidatët e koalicionit kanë dalë nga procesi i primareve të zhvilluara nga anëtarësia e PD.
Braimllari shkruan se në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin Shtëpinë e Lirisë, ose kandidatët e Ramës dhe kunat-opozitën Basha-Bardhi.
Reagimi
Kam firmosur sot me përgjegjësi të plotë dokumentacionin e dorëzuar në KQZ për kandidimin e kandidatëve të Shtëpisë se Lirise per zgjedhjet vendore te 6 Marsit.
Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë të gjithë kandidatë të zgjedhur nga anëtaresia e Partisë Demokratike, përmes primareve të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit te PD.
LSI dhe PDK, i ka mundesuar mbeshtetjen formale kandidimin në mënyrë që qytetaret e 6 Bashkive te kene mundesine te votojne nje kandidat qe perfaqeson opoziten e vertete.
Zgjedhjet jane ne 6 Mars, qytetaret kane dy alternative: vote per Opoziten (Shtepia e Lirise) qe perfaqesone interesin e opozites se vertete ose Kandidatet e Rames dhe kunat-opozites Basha-Bardhi qe mision te vetëm kanë interesin personal. Le të fitojë më i miri!