AKTUALITET, 30 Janar 2022, 18:13

Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së zgjedh kandidatin për Bashkinë e Vorës

Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së zgjedh

Lulzim Vrana do të jetë kandidati që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit të PD-së në Vorë në zgjedhjet lokale të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.

Gjatë votimit të primareve, Vrana është zgjedhur kandidati fitues me 277 vota.

“Luan Gani 55 vota. Lulzim Vrana 277 vota. 332 fletë votimi në fletën e votimit. 332 të vlefshme, nga këto 55 luan Gani dhe Lulzim Vrana 277”, tha Agron Marku, Kryetari i Komisionit Vendor të Votimit dhe Numërimit.