AKTUALITET, 30 Janar 2022, 12:14

Primaret në PD, Këlliçi: Vendimmarrje nga anëtarësia, garë dhe vote, kjo është demokracia

Primaret në PD, Këlliçi: Vendimmarrje nga anëtarësia,

Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me primaret që po zhvillohen në gjashtë bashki të vendit dhe ku demokratët do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për në zgjedhjet e 6 marsit.

“Vendimmarrje e plotë nga anëtarësia. Garë dhe votë. Kjo është demokracia që frymëzon të rinjtë”, shkruan Kelliçi.

Postimi i plotë:

Primaret janë një hap më shumë në demokratizimin e partive politike.

PD e nisi e para dhe ne jemi krenarë për punën e bërë deri më tani.

Vendimmarrje e plotë nga anëtarësia. Garë dhe votë. Kjo është demokracia që frymëzon të rinjtë.

(Pamjet nga votimi i primareve në PD Shkodër).