TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Pëgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka nënshkruar një marrëveshje me laboratorin "Intermedica", për ofrimin e ekzaminimeve mjekësore me çmime të reduktuara, për punonjësit e Policisë së Shtetit, familjarët e tyre dhe familjarët e të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Kjo marrëveshje nënshkruhet pas marrëveshjes për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë, me të njëjtën kompani.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano nënshkruan një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, në favor të punonjësve të Policisë, familjarëve të tyre dhe familjarëve të të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Policia e Shtetit, pas marrëveshjes për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë, ka firmosur një tjetër marrëveshje me administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, z. Thoma Vasili.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi konsiston në ofrimin e ekzaminimeve mjekësore me çmime të reduktuara, për punonjësit e Policisë së Shtetit, familjarët e tyre dhe familjarët e të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ka falënderuar z. Thoma Vasili, për mundësinë që i është dhënë punonjësve të organizatës që ai drejton, duke u ofruar atyre tarifa të reduktuara për analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjekësore.
Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit.