AKTUALITET, 30 Janar 2022, 12:55

Votimet për primaret/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së: Fluks në Shkodër dhe Durrës

Votimet për primaret/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së: Fluks

Komisioni i Rithemelimit të PD-së bën me dije se procesi në të gjashtë degët ku po zhvillohen votimet për primaret po ecën normalisht.

Sipas komisionit, ka një interesim të madh të demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022.

Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytetin e Shkodërës pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojnë më vonë.

Pjesëmarrja deri në orën 10:30:

Dega Dibër: 220

Dega Durrës: 340

Dega Vorë: 120

Dega Rrogozhinë: 110

Dega Lushnjë: 160.