AKTUALITET, 1 Gusht 2025, 10:06

Akuzat/ Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, del i lirë kryebashkiaku i Tropojës. Lirinë e fiton dhe vartësi i tij

Akuzat/ Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, del i lirë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa “arrest në shtëpi” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme e pyjeve.

Ndaj Byberit dhe Kërrnajes togat e zeza vendosën masën e detyrimit për paraqitje, 1 herë në muaj. Sipas avokatëve, ndaj kryetarit dhe nënkryetarit kishte mbaruar afati 6 mujor i masës së sigurisë duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.

Një seancë më parë gjykata i la detyra prokurorit të pyesë ekspertët të cilët kanë përcaktuar dëmin e shkaktuar nga hapja e një rruge me Bashkinë Tropojë.

Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.

Pokuroria thotë së  “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.

Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja të cilët janë të dy në arrest shtepie akuzohen për shpërdorim të detyres dhe Prerja e paligjshme e pyjeve.

Akuzat/ Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, del i lirë