TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një komunikim live në rrjete sociale.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se komunikimi do të zhvillohet në orën 15:00 për prezantimin e paketës sociale.
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE. Sot ora 15:00 Live FB
Kujtojmë që sot, Bordi i Administrimit të Karburantit vendosi çmimet për produktet dhe nënproduktet e naftës, benzinës dhe gazit deri më 15 mars.
Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes, çmimi i naftës dhe benzinës në këto 3 ditë do të shitet me vlerë 217 lekë për litër, ndërsa gazi është përcaktuar me 93 lekë për litër.