AKTUALITET, 12 Mars 2022, 14:26

Neritan Sejamini: Basha ka vetëm një rrugë, të dorëzojë vulën dhe selinë

Neritan Sejamini: Basha ka vetëm një rrugë, të

Analisti dhe gazetari Neritan Sejamini, duke komentuar mbledhjen e grupit të PD-së, thotë se në mnyrë të habitshme, pakica i kërkon shumicës, që të vijnë e ti bashkohen.

Sejamini shkruan se zgjedhjet e 6 marsit kanë lënë veç një rrugë, atë të dorëzimit të vulës dhe ndërtesës.

‘Udhëheqësit e mbetur të PD-së të ndërtesës kanë bërë ofertën me fantastike pak çaste me parë: ndonëse pakicë absolute dhe duke u zvogëluar çdo çast, ata i japin me zemërgjerësi mundësinë shumicës, që t’ju bashkohet atyre!

Pavarësisht mendimit për udhëheqësit përkatës, dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne, se si duhet të ishin gjerat, zgjedhjet e 6 marsit lanë vetëm një rrugë për bashkim: pakica t’i bashkohet shumicës dhe t’i dorëzojë ndërtesën dhe vulën’, - shkruan Neritan Sejamini në Facebook.