AKTUALITET, 3 Qershor 2022, 09:46

Zgjedhja e Presidentit të ri, PS do të mbledhë sot Kryesinë e partisë, ja axhenda

Zgjedhja e Presidentit të ri, PS do të mbledhë sot Kryesinë

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë, teksa emri i Presidentit të ri është çështja kryesore.

Sipas rendit të ditës, mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00. Kujtojmë se kryeministri Rama kthehet sot nga turi i tij i vizitave në SHBA.

Gjithashtu në rend dite është edhe “informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarin e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm”.

Zgjedhja e Presidentit të ri, PS do të mbledhë sot Kryesinë