AKTUALITET, 9 Qershor 2025, 15:32

Zgjaten hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati i kreut të PL-së: SPAK ka tejkaluar afatet

Zgjaten hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati i kreut të PL-së: SPAK

Avokati Kujtim Cakrani njoftoi se gjatë seancës së sotme, SPAK vendosi të zgjasë me gjashtë muaj të tjerë hetimet ndaj klientit të tij, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Cakranit, me këtë vendim, janë tejkaluar të gjitha afatet. "Ka mbi 7 muaj në paraburgim dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë. Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do t’i pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut. Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.

Thotë ne po presim prova, një akt ekspertimi të ish vjehrrës së Metës se çlidhje ka zoti Meta. Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën  te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohemi Strasburgut.", tha ai.

Kujtojmë se prej disa kohësh Meta ndodhet pas hekurave.