TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike të qarkut. Aksioni, i koduar “Cocktail”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat mbështetëse të hetimit.
"Gjatë operacionit, të zhvilluar në fshatin turistik të Dhërmiut, u arrestuan dy shtetas britanikë, J. B., 34 vjeç dhe J. C., 33 vjeç, me banim në Londër, të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan doza të ndryshme lëndësh narkotike dhe para cash, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.
-Automjeti tip “Mitsubishi” në përdorim të të ndaluarve
Të dy të dyshuarit ishin akomoduar në një dhomë në Dhërmi, ndërsa lëndët narkotike janë gjetur si në dhomën e qëndrimit, ashtu edhe në automjetin e tyre. Dyshohet se ata ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave në zonat e natës dhe hapësirat e frekuentuara nga turistë përgjatë bregdetit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për hetime të mëtejshme.", sqaron policia.