AKTUALITET, 9 Qershor 2025, 13:55

E rëndë/ Përhapja e murtajës alarmon autoritetet, ngordhin mbi 150 bagëti, rrezikohet tufa me 700 krerë në Martanesh

E rëndë/ Përhapja e murtajës alarmon autoritetet, ngordhin

Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.

Burime për mediat bëjnë me dije se këto raste janë konfirmuar në një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë.

Mësohet se deri më tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

Drejt fermës janë nisur me urgjencë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, ata të shërbimit veterinar të këtij qarku dhe specialistët pranë Bashkisë Bulqizë.  

Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth 150 krerë të imta të ngordhura ku dyshohet sëmundja e murtajës.

Aktualisht, janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.

Prej ditësh autoritetet janë vënë në alarm pasi rastet me Murtajë janë duke u përhapur.

Ditë më parë ishte Bashkia e Shkodrës ajo e cila përmes një njoftimi zyrtar njoftoi se rasti i parë  i Murtajës së Ruminantëve të vegjël në Shqipëri u identifikua në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë.