AKTUALITET, 9 Qershor 2025, 14:07

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi! I komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi! I

Është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi. Siç bëhet me dije, Roshit i është komunikuar akzua e “shpërdorimit të detyrës”.

Roshi gjithashtu u pyet lidhur me çështje për krime zgjedhor. Zgjedhjet e fundit, Roshi u pa pranë kushëririt të tij, Elton Roshi në Kavajë, teksa ky i fundit kandidoi për PD-ASHM pë deputet.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 11 majit, Elvis Roshit i është sekuestruar celulari dhe janë ushtruar kontrolle në një ambient në pronësi të tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.