TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin u ka bërë thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat bërthamore të vendit të tij në gatishmëri të lartë.
Wang, duke folur në një konferencë për media, përsëriti gjithashtu tha se të gjitha shqetësimet legjitime të sigurisë së vendeve duhet të merren seriozisht.
Pekini ka kërkuar më parë që të adresohen shqetësimet e Rusisë lidhur me zgjerimin drejt lindjes të aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Por në një lëvizje që vendet perëndimore e panë si një tregues të izolimit ndërkombëtar të Rusisë, Kina abstenoi nga votimi për një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar që do të dënonte pushtimin e Moskës, në vend që të vinte veton ndaj tij.