AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 10:41

A ka marrë Rusia kontrollin e stacionit bërthamor më të madh në Evropë? Reagon urgjent Ukraina

A ka marrë Rusia kontrollin e stacionit bërthamor më të madh

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet e Moskës që forcat ruse të kenë marre nen kontroll stacionin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë.

Energoatom, kompania shtetërore e Ukrainës që merret me centralet bërthamore, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute”.

Të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin marre nen kontroll centralin dhe operacionet po vazhdonin normalisht.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë ruse të Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.

Ai shtoi: “Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Rrezatimi radioaktiv është normal.”