AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 10:07

Dje ishte një ditë e zezë për rusët, mbi 5300 ushtarë të vrarë dhe gati 200 tanke të shkatërruar

Dje ishte një ditë e zezë për rusët, mbi 5300

Vladimir Putin si duket nuk ishte përgatitur për një rezistencë të fortë nga Ukraina në luftën e shpallur katër ditë më parë. Dje pranoi për herë të parë vdekjet e ushtarëve.

Në një bilanc të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot në ditën e pestë të luftës thuhet se dita e djeshme ka qenë e zezë për armikun e tyre rus, pasi janë vrarë mbi 5300 ushtarë dhe janë shkatërruar gati 200 tanke.

Humbja totale e vlerësuar e armikut nga ora 24.02 deri në 28.02 në 6:00 të mëngjesit.

Mjete të blinduara të personelit – 816

Sistemi i raketave BUK – 1

MLRS BM-21 “Grad” / MLRS BM-21 “Grad” – 21

Rezervuarët e karburantit – 60

Niveli operacional dhe taktik UAV / Niveli operacional dhe taktik UAV – 3

Sistemet e luftës kundërajrore – 5

Personeli – afërsisht – 5300

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e saj të pestë, teksa qindra vetë janë raportuar të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. Kievi vijon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase, të cilët nuk e  kanë lejuar avancimin e ushtrisë ruse.

Nga ana tjetër sot po zhvillohen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, pranë kufirit ukrainas. Presidenti ukrainas Zelensky i konsideron si vendimtare 24 orët e ardhme për Ukrainën.

Pavarësisht luftës së ashpër, Kievi vazhdon të mbetet në duart e forcave ukrainase, pasi ushtria ruse ka hasur në rezistencë të fortë.