TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenesky ka kërkuar anëtarësimin urgjent të vendit në Bashkimin Europian.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të na anëtarësojë përmes një procedure të re speciale.
Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë që janë me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë”, tha Zelensky përmes profilit të tij në rrjetet sociale.
Ndërkohë sot pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.