AKTUALITET, 19 Maj 2023, 14:41

“Më pyeti ku janë gocat", vrasja e 44-vjeçares nga kunati në Elbasan, flet nëna: Tefiku nuk dukej i shqetësuar, sëpata ishte e tij

“Më pyeti ku janë gocat", vrasja e 44-vjeçares

Nëna e Alma Qevanit, e cila u vra me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi ka folur sot për ngjarjen e rëndë duke treguar momentet e fundit para krimit.

E prekur dhe me lot në sy, ajo është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Tefiku nuk dukej i shqetësuar, por e kishte pyetur se ku ishin vajzat dhe se kush e kishte telefonin.

Më pas ajo ka thënë Tefiku ishte larguar.

“Më tha ku janë gocat. Unë i thashë që kanë çuar delet. Më pyeti se kush e ka telefonin. I tregova që e kishin gocat. Nuk e takova vetëm u përgjigja për çfarë më pyeti. Nuk dukej i shqetësuar. Sëpata ka qenë e tij. Ziheshin ndonjëherë. Ekonominë e kishin të ndarë”, ka thënë ajo.