AKTUALITET, 19 Maj 2023, 15:11

U njohën në rrjetet sociale dhe lanë takim, si e rrëmbeu 53-vjeçarin i riu dhe e çoi në një banesë në “Ali Dem”

U njohën në rrjetet sociale dhe lanë takim, si e rrëmbeu

Detaje te reja zbardhen nga rrëmbimi i një 53-vjeçari në Tiranë nga një i ri, nën kërcënimin e thikës.

Mësohet se 23-vjeçari A.T, i arrestuar tashmë nga policia dhe 53-vjeçari që denoncoi, ishin njohur në rrjetet sociale dhe kanë komunikuar prej disa kohësh.

Disa ditë më parë i riu i ka kërkuar një takim. Dhe në momentin që janë takuar përballë në zonën e “Brrylit”, A.T dyshohet i ka marrë telefonin 53-vjeçarit nën kërcënimin e thikës dhe e ka dërguar në një banesë në lagjen “Ali Demi” ku e ka mbajtur për disa orë që të mos denonconte.

Pasi është liruar, ai ka denoncuar në komisariat.