TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në vijim të hetimeve për një automjet të djegur të gjetur një ditë më parë në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në zonën e Tapizës, autoritetet kanë zbuluar se mjeti dyshohet të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur më 3 tetor.
Brenda mjetit tip “Peugeot”, që ishte djegur plotësisht, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, çka ngriti dyshimet për lidhjen e mjetit me një sulm të armatosur të ndodhur në rrugën “Besim Cera” të Fushë-Krujës.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se mjeti është përdorur nga autorët e një sulmi me armë ndaj banesës së shtetasit Q. K., i cili aktualisht jeton jashtë Shqipërisë. Në murin rrethues të banesës janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga breshëri armësh zjarri. Ngjarja nuk ishte denoncuar më herët dhe u bë e ditur vetëm pas hetimeve intensive të Policisë.
"Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit"- tha policia.